TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2023, 22:21

“Ky sistem elektoral duhet rrëzuar”, Kreshnik Spahiu: Nëse nuk veprohet do të shkojmë drejt mbretërisë

Shkruar nga Pamfleti

“Ky sistem elektoral duhet rrëzuar”, Kreshnik Spahiu: Nëse

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se referendumi është mjeti i fundit për të ndryshuar sistemin aktual zgjedhor.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Spahiu tha se rrëzimi i sistemit elektoral është domosdoshmëri, përndryshe vendi do shkojë drejt mbretërisë.

Referendumi ka mbetur arma e fundit për të ndryshuar sistemit zgjedhor. të gjithë biem dakord që Rama e fiton pushtetin në tavolinë. Asnjë parti politike, nëse hyn në zgjedhje e vetme pa asnjë koalicion nëse do ketë votim të lirë, të barabartë dhe të garantuar për ata shqiptarë që janë jashtë, Rama nuk do jetë në pushtet. 1 parti nuk mund të mundi një koalicion partish… Unë jam i parimit që referendumi duhet bërë. Nëse referendumi bëhet, unë do rreshtohem pro opozitës për të rrëzuar këtë sistem elektoral, ndryshe do shkojmë drejt një mbretërie”, tha Spahiu.

sitemi zgjedhor spahiu

Lini një Përgjigje