TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2023, 08:00

Rama nis sot turin në Ballkan nga Shkupi, në Kosovë do ta presë Osmani

Shkruar nga Pamfleti

Rama nis sot turin në Ballkan nga Shkupi, në Kosovë do ta

Kryeministri Edi Rama nis sot turin ballkanik pra në data 6 dhe 7 korrik dhe do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë.

Kryeministri e nis turin me Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku edhe do të kalojë natën. Të premten do të udhëtojë për në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë.

Në Kosovë i është refuzuar takimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por bëhet me dije se do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi zhvillohet nga ora 16:00.

Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, pasi përndryshe nuk e takon. Duke e cilësuar si të paarsyeshëm vendimin e kryeministrit shqiptar për të anuluar mbledhjen e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, Kurti u shpreh se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin mbledhjeve e të firmosnin 13 marrëveshjet e përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë.

Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Në turin e tij të takimeve kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

rama tur ballkanik

Lini një Përgjigje