
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut në kuadër të turit Ballkanik që po zhvillon për samitin e Procesit të Berlinit. Ashtu sikundër pritje, arsyeja e fshehtë e këtij turi duket se është Kosova.
Rama dhe Kovaçevski dolën në një konferencë për mediat dhe kryeministri maqedonas u ndal te konflikti Kosovë-Serbi.
Kovaçevski u shpreh se Kurti e Vuçiç duhet të sillen si burra shteti e të flasin hapur, ndërsa shtoi se duhet të zbatojnë marrëveshjen që nënshkruan në Ohër.
“Në fund të ditës ajo që është më e rëndësishëm për qytetarët është gjendja ekonomike e sundimi i ligjit. Në këtë plan mund të themi se këtë e bëmë edhe në kuadër të nismës Ballkani i Hapur që dha rezultate për tre shtete për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Qytetarët presin më tutje që të ofrojë risi. Për mua është me rëndësi që kjo nismë tregoi se mes bashkëpunimit të përbashkët midis vendeve. Implementimin e marrëveshjes që arritën në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një proces që përfshin vendime në të dyja shtete fqinje, por politikanët duhet të sillem si burrë shtetas dhe tu qasen zgjidhjeve të hapura e me dialog. Këtu flasim për ardhmërinë Evropiane, për procesin e filluar, për atë që Maqedonia e Veriut do të ketë delegacionin e vet në samitin e NATO-s”, tha Kovaçevski.
Në këtë takim kryeministri Rama është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshin dhe kryenegociatoren e Shqipërisë më BE-në, Majlinda Dhukën si dhe nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.
Lini një Përgjigje