TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2023, 13:08

Procesi i Berlinit, Rama: Së shpejti takim informal në Tiranë me miqtë e BE-së, duhen rezultate konkrete!

Shkruar nga Pamfleti
Procesi i Berlinit, Rama: Së shpejti takim informal në Tiranë me
Edi Rama në Shkup

Në 16 tetor Shqipëria do të mirëpresë samitin e Berlinit dhe kryeministri Rama tha se po punohet që ky samit të shënojë rezultate konkrete

“Po punojmë me kancelarinë në Berlin e po diskutojmë me Komisionin Europian në Bruksel” tha Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Gjithashtu ai foli për një takim informal në Tiranë ku pritet të kenë prezentë dhe miq të BE-së

Së shpejti do të kemi një tjetër takim informal ku do të jenë prezentë miq të BE-së për të diskutuar konkretisht planin. Na duhet ky plan na duhet mbështetja dhe e meritojmë. Që të mos shihemi thjesht si ata që i bëjnë detyrat vetëm por dhe kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë është e qartë se BE ka nevojë për ne siç kemi ne nevojë për ta”

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

edi rama në shkup procesi i berlinit

Lini një Përgjigje