
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Rama tha se folën me Osmanin për tema si Samiti i Berlinit në Tiranë & Samiti i NATO-s, si edhe shqetësimet e përbashkëta.
“Prishtinë - Me Vjosa Osmanin, Presidente e Republikës së Kosovës, një takim i dobishëm dhe bashkëbisedim i hapur për temat e vizitës, Samiti i Berlinit në Tiranë & Samiti i NATO-s, si edhe shqetësimet e përbashkëta”, shkruan Rama.
Ndërsa për takimin me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, Rama tha se thjesht pati një bisedë miqësore.
“Prishtinë - Me Glauk Konjufcën, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një bisedë miqësore, të hapur dhe interesante”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje