TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2023, 21:22

“Është marksist”, Rama reagon pas refuzimit të Kurtit: Komunikimi me të i vështirë, po izolon Kosovën!

Shkruar nga Pamfleti
“Është marksist”, Rama reagon pas refuzimit të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar zyrtarisht mbi refuzimin që i bëri Albin Kurti. Kryeministri ndodhet sot në Kosovë dhe homologu i tij vendoi ta injoronte, duke mos pranuar një takim dypalësh mes tyre.

Rama tha në një studio televizive se nuk interpreton qëndrimet e Albin Kurtit, por theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të flasin dhe të takohen për të diskutuar madje edhe kur kanë mendime të ndryshme.

Për këtë duhet të pyesni Albinin, s’kam ardhur me mision të interpretojë qëndrimin e Albini. Gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen flasin dhe për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme, sepse duke u takuar dhe folur mbase kuptojnë më mirë njëri tjetrin. Kemi komunikuar ose më saktë jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë. Është një moment i tillë dhe nuk dua të jap gjykim. Ka dhe një keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes ka ardhur si pararendje e masave të BE, në fakt është e kundërta. Kam dashur takim që t’i përcjell disa shqetësime dhe kam dashur që të lehtësoj pozicionin e Kosovës. Kam kërkuar nga Borrell, duke i kërkuar që të shtyjë disa ditë nxjerrjen e masave në një përpjekje për të kuptuar situatën dhe palët. S’ka qenë e mundur për ta bërë takimin se Albini ka qenë shumë i zënë. Punë të tjera që nuk ka qenë i disponueshëm. Ja kam thënë që ne nuk mundet dot të sillemi sikur asgjë nuk po ndodh dhe të bëjmë një mbledhje sikur çdo gjë shkon për mrekulli”, tha Rama në "Klan Kosova".

Më tej ai u përball me gazetarët, të cilët e pyetën nëse i ka futur “thikë pas shpine” Kosovës me qëndrimet e tij për tensionet në Veri.

Takimi nuk ka ndodhur. Nuk kam fjalë për ta interpretuar. Çfarë thike është që një mbledhje mes dy qeverish për marrëveshje të dakordësuara të mbahet kur ka gjëra të tjera më me rëndësi. Është e kundërta e thikës. Shtrirja e dorës për të qenë së bashku për ta kuptuar më shumë njëri-tjetrin. Nuk mund të bëhet me ato që dëgjojmë nga televizioni. Ideja që anulimi është thikë, qëndrimi i Kosovës është i duhur dhe gjithë bota e ka gabim. Nuk është kështu”, shtoi ai.

Më tej Rama tha se Kurti me këto sjellje po izolon Kosovën. Ai tha se me Albin Kurtin nuk ka asnjë problem, por problemin e ka me kryeministrin. Madje Rama e cilësoi dhe si marksist Kurtin.

Me personin Albin Kurti nuk kam asnjë problem. Unë e konsideroj si person atraktiv me të cilin mund të bëj biseda pa fund edhe pse mund të mos biem dakord, pasi ai për mua është shumë marksist. Por biseda është e këndshme. Unë s’kam asnjë problem me të. Kur ka ardhur për të filluar fushatën elektorale kundër meje, ne kemi ngrënë darkë në Kryeministri. Me kryeministrin e Kosovës kam një divergjencë të madhe për arsye të qëndrimit dhe këtij vetëizolimi. Një izolim i çuditshëm që po ja u imponon miqve dhe partnerëve tanë. Po bëjnë ata gjëra që nuk i kanë imagjinuar. Duket sikur ka dalë një David i madh në Prishtinë dhe po lufton me Fuqitë e Mëdha”, tha ai.

Rama ka nisur një tur ballkanik dhe sot u ndal në Prishtinë dhe në Shkup. Në Prishtinë ai u takua vetëm me presidenten dhe kreun e Kuvendit, ndërsa Kurti nuk pranoi ta takonte.

 

rama kurti

Lini një Përgjigje