TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2023, 21:59

“Garanton autonomi për serbët”,  Rama dhe Konjufca përplasen në distancë mbi draftin për Asociacionin

Shkruar nga Pamfleti

“Garanton autonomi për serbët”,  Rama dhe Konjufca

Glauk Konjufca, kryeparlamentari i Kuvendit, ka thënë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se Draft-statuti i Ramës për Asociacionin përmban elemente që çojnë në autonomi për serbët.

Por Konjufca thotë se Rama pretendon se ai draft-staus është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mua më janë dukur se elemente të caktuara të propozuara nga Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.

Ai ka thënë po ashtu se ideja e shkëmbimit territorial e ka dëmtuar Kosovën. Ndërkohë erdhi një reagim edhe nga Rama. Ai tha se nuk e di për çfarë ka folu Konjufca, pasi nuk ata as nuk e kanë lexuar draftin. Madje me ironi tha se nga  e dinë ata se ca përmban asociacioni, apo lexojnë filxhanin. 

Se di për çfarë e ka fjalën Glauku se ne s’kemi folur fare për asociacionin. Këta se kanë lexuar, nga e dinë këta, apo më shohin mua në portret dhe më shikojnë filxhanin. Nuk është konsultuar, skam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ka ekspertët e vet dhe duhet ta kishte bërë me kohë dhe duhej ti rrinte te dera partnerëve e tu thonte mendoj kështu, kështu. Nuk e kanë lexuar, apo më shohin mua në portet dhe më lexojnë si filxhan. Është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë. Ia kam dërguar Macron, Scolzh, dhe Michel. Nuk është dash fare të konsultohet, është draft për një marrëveshje mes dy palësh”, tha Rama.

rama konjufca

Lini një Përgjigje