
Kryeministri Edi Rama vijon të luajë me fjalët sa i takon Ballkanit të Hapur. Ai u ndal sot në Malin e Zi dhe gazetarët e pyetën nëse ka marrë fund apo jo kjo nismë.
Rama thotë se e tha në këtë moment mendimin e tij për këtë nismë të sukesshme duke qenë se me anë të “teorive konspirative”, kanë dëmtuar edhe imazhin e Procesit të Berlinit.
“Së pari Ballkani i Hapur, nuk është kompania ime private që unë e hapa dhe unë e mbyll. Ballkani i Hapur është nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë pata privilegjin të jem pjesë.
Unë thjesht kam shprehur opinionin tim, që Ballkani i Hapur e ka shprehur misionin e vet por nuk e imagjinoj që procese e nisma të konsoliduar do ndalojnë të gjitha. Nuk është kompania ime. Unë kam shprehur opinionin tim. Dhe pse në këtë moment? Sepse duke ju kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative haluçiante, ata kanë dëmtuar Procesin e Berlinit dhe kanë ndikuar në vende të ndryshme për një nismë që ka pasur një virtyt të frytshëm.
Po ashtu kemi thënë që kur ne kemi firmosur në Berlin, ne që ishim pjesë e Open Balkan kemi bërë firmë teatrale se kemi firmosur dhe më parë. Thënë këto ne duhet të përqendrohemi te Procesi i Berlinit tani, sepse kemi mundësinë historike të futjes në proces të një plani financimi nga BE për rajonin për të cilën duhet të përpiqemi të gjithë bashkë”, thotë Rama.
Lini një Përgjigje