TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2025, 11:19

DASH nxin Shqipërinë për investimet, Rama mburret me Institutin Cato: Na renditi të 39-ët për lirinë ekonomike

Shkruar nga Pamfleti
DASH nxin Shqipërinë për investimet, Rama mburret me Institutin
Rama në konferencën e fundvitit

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të theksojë vlerësimet pozitive që i atribuohen Shqipërisë në një indeks të publikuar nga Instituti amerikan Cato, duke deklaruar se vendi ynë është renditur i 39-ti në botë dhe i 9-ti në Europën Lindore për liritë ekonomike dhe njerëzore.

Instituti amerikan Cato që është institut i mirënjohur dhe publikon edhe Indeksin lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike dhe më vjen mirë të ndaj me ju që Shqipëria ka një pozicion shumë inkurajues dhe është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9 në të gjithë pjesën e Europës lindore, ku sa i përket lirisë ekonomike rendit para vendeve si Polonia, Bullgaria, Kroacia e kështu me radhë dhe për lirinë njerëzore”, deklaroi Rama.

Por në të njëjtën kohë, kryeministri nuk përmendi asnjë fjalë për raportin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, i publikuar pak javë më parë, i cili e rendit Shqipërinë si një vend problematik për klimën e investimeve, për shkak të korrupsionit të përhapur, ndërhyrjeve politike në gjyqësor dhe mungesës së zbatimit të kontratave.

 

rama konference dash

Lini një Përgjigje