TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2025, 22:00

Çfarë fshihet pas avionit dhuratë të Erdogan për Ramën? “Turkish Airlines” distancohet nga pazari

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë fshihet pas avionit dhuratë të Erdogan për
Rama-Erdogan

“Turkish Airlines”: Avioni i dhuruar nuk është i yni

Vijon të vishet me mister avioni dhuratë i Turqisë për Shqipërinë. “Pamfleti” ishte i pari që njoftoi se presidenca turke i ka dhuruar ushtrisë shqiptare një avion, lajm që u konfirmua pak ditë më parë nga vetë mediat turke. Mediat raportonin se kompania “Turkish Airlines” do t’i dhurojë Shqipërisë një avion të tipit Airbus A319, me vlerë tregu rreth 11.9 milionë dollarë. Mediat opozitare vendase reaguan ashpër, duke e cilësuar si një pazar mes Ramës dhe Erdoganit, pasi sipas tyre këto para mund të shkonin për popullin turk.

Mirëpo sot ka pasur një reagim nga “Turkish Airlines”, e cila distancohet nga pazari. Sipas gazetës së njohur turke “Hürriyet”, “Turkish Airlines” mohon që të ketë avion dhuratë për Shqipërinë.

"Lajmi i publikuar në shtyp dhe media të ndryshme që pretendojnë se kompania jonë ka vendosur t'i dhurojë Republikës së Shqipërisë një avion nga flota e saj nuk pasqyron të vërtetën. Avioni në fjalë nuk ka qenë kurrë pronë e kompanisë sonë dhe është përdorur vetëm për nevoja operacionale. Kompania jonë demonstron përputhshmëri maksimale me Parimet e Qeverisjes Korporative brenda fushëveprimit të Ligjit të Tregut të Kapitalit dhe legjislacionit në fuqi, dhe ndan transaksionet e saj të aseteve të prekshme në mënyrë transparente me investitorët tanë", thuhet në një reagim të kompanisë turke të raportuar nga “Hürriyet”.

Por si është e vërteta? Çfarë fshihet pas avionit? Sipas asaj që ka raportuar dhe më herët “Pamfleti”, më 7 nëntor 2025, kryeministri Edi Rama firmosi vendimin për pranimin e një avioni dhuratë nga Presidenca e Turqisë me vlerë 11.9 milionë dollarë. Në dokument thuhet se avioni do t’i kalojë Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por do të përdoret vetëm për transporte civile. Kjo nënkupton se nuk do të shërbejë as për mbrojtje, as për operacione ushtarake.

Çfarë fshihet pas avionit dhuratë të Erdogan për
Vendimi për pranimin e dhuratës

Avioni i dhuruar është pikërisht çarteri i njohur si “Ismaili”, i njëjti që Edi Rama përdor prej shtatë vitesh për udhëtime zyrtare dhe private, ndërsa karburanti, mirëmbajtja dhe taksat i paguhen nga fondet publike.

Marrëveshja e nënshkruar më 22 tetor nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës turke, Hakkı Susmaz, e përcakton qartë se avioni nuk do të ketë funksion ushtarak. Kjo e bën të qartë natyrën e marrëdhënies: një shkëmbim i personalizuar politik mes Ramës dhe Erdoganit, i maskuar si donacion shtetëror. /Pamfleti

 

3 Komente

  1. T
    Tony

    Hiqni dore nga turqit e qelbur ottomane-irano-mongole ellumi Azise raca me e ndyre ne bote. Pse o halera harruat n'na kane bere per 500 vjet, pse? Perdhunime femrash, vrasje femijesh e pleqsh, ndertime muresh te kalave ne Turqi me kafkat e Shqiptareve te vrare e lista e krimeve te tyre te ndyra nuk ka fund. Si more nuk keni turp nga gjaku Shqiptar, si? Cfare te mirash u ka bere Turqia pas dhjerokracise, cfare, grabitjen e minierave e burimeve tona natyrore, shitje malli kellp te tyre, hapjen e shkollave te qenve turq, futjen e spiunazhit te tyre per te gllaberuar perseri Shqiperine. Apo jeni te lidhur me ta e ndani parate bashke e fshiheni pas tyre. Na shfarosen tere jeten si komb o te shitur.

    1. A
      Arta Danaj

      Tregti me klering, Rama mori avionin si kundershperblim sigurisht we ka dhene ndonje mall asset me vlere tw Shqiperise sigurisht sikurse paraardhesit e tij komunist furnizonin Kinen me minerale krom ( Shqiperia prodhonte 33 % te Kromit) hekur baker etj dhe merrte nga Kina fabrika dhe Uzina te mbetura dhe te vjeteruara . Rama sigurisht arrogant me Popullin e tij dhe inferior me Erdoganin e ti bene te njejten gje shet kemben pronat, asetet dhe interesin Kombetar tek gjithfare horri dhe horrash

      1. I
        Institucionet e Reja

        Turkish Airlines po e lexon librin nga faqja e fundit. Faqja e parë e librit është në MDN. Pse Turkish Airlines [Si një korporatë e listuar në bursë] hyri në një marrëveshje marveshjeje me MDN? Ata duhet t'ua shpjegojnë këtë së pari aksionarëve!

        Lini një Përgjigje