TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Nëntor 2025, 18:55

Erdogan i dhuron Ushtrisë Shqiptare avionin çarter që përdor Edi Rama prej 7 vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan i dhuron Ushtrisë Shqiptare avionin çarter që

Megjithëse avioni i është dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë, do vazhdojë ta përdorë Edi Rama, si çarter personal për të gjezdisur Botën me familjen dhe ata e ato që do ai...

Marrëveshja e 7 nëntorit 2025 zbulon se çarteri prej 11.9 milionë dollarësh, i dhuruar ushtrisë shqiptare, do të shërbejë vetëm për fluturime civile. Në praktikë, avioni i “Forcave të Armatosura” mbetet mjeti personal i Edi Ramës, i përdorur prej shtatë vitesh me kostot e paguara nga buxheti i shtetit...

Më 7 nëntor 2025, kryeministri Edi Rama firmosi vendimin për pranimin e një avioni dhuratë nga Presidenca e Turqisë me vlerë 11.9 milionë dollarë. Në dokument thuhet se avioni do i kalojë Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por do të përdoret vetëm për transporte civile. Kjo nënkupton se nuk do të shërbejë as për mbrojtje, as për operacione ushtarake.

Erdogan i dhuron Ushtrisë Shqiptare avionin çarter që

Kompania që e administron avionin është “Türk Hava Yolları”, aksionere e “Air Albania”, linja ajrore e krijuar nga marrëveshja Rama- Erdogan, ku shteti shqiptar ka vetëm 10 për qind. Avioni i dhuruar është pikërisht çarteri i njohur si “Ismaili”, i njëjti që Edi Rama përdor prej shtatë vitesh për udhëtime zyrtare dhe private, ndërsa karburanti, mirëmbajtja dhe taksat i paguhen nga fondet publike.

Marrëveshja e nënshkruar më 22 tetor nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës turke, Hakkı Susmaz, e përcakton qartë se avioni nuk do të ketë funksion ushtarak. Kjo e bën të qartë natyrën e marrëdhënies: një shkëmbim i personalizuar politik mes Ramës dhe Erdoganit, i maskuar si donacion shtetëror.

Në çdo aspekt praktik, ushtria shqiptare nuk përfiton asgjë. Avioni që i atribuohet Forcave të Armatosura do të shërbejë si mjet privat i kryeministrit, ashtu si ka ndodhur gjatë gjithë viteve të fundit. Shteti e regjistron dhuratën. Rama e përdor. Turqia siguron influencën. Ndërsa publiku shqiptaro paguan faturën./Pamfleti

charteri i edi ramës erdogan

4 Komente

  1. e
    eno

    Pordha e madhe gris breket e te zotit.

    1. s
      semi

      Eshte mbret biri botes, i takon.

      1. S
        Semii

        E drejte, kishim Zogun e I-re, tani kemi "Palloshin e gjate".

      2. S
        Sandër

        Teneçe Hava

        Lini një Përgjigje