TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2025, 19:19

“Ky regjim është kalbur”, Berisha para Kryeministrisë: Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande

Shkruar nga Pamfleti
“Ky regjim është kalbur”, Berisha para
Berisha para Kryeministrisë

Në ditën e fundit të vitit, Sali Berisha u rikthye në foltoren para Kryeministrisë, në atë që ishte foltorja e gjashtë, duke dhënë një mesazh të qartë: viti i ri do të nisë me protesta të reja dhe përshkallëzim të aksionit opozitar.

Një nga temat kryesore që preku Berisha ishte kriza shumëditore e mungesës së ujit në qytetin e Vlorës, të cilën e cilësoi si një pasqyrë të qartë të shpërbërjes së shtetit. Ai përmendi drejtorin e ujësjellësit të Vlorës që disa muaj më parë “u mburrej gazetarëve se qytetarët nuk bëjnë as një telefonatë kur janë pa ujë”, ndërsa sot, tha Berisha, “ia zunë kafshatën në fyt dhe e përzunë”.

Sipas liderit të opozitës, qeveria nuk ka as ndjeshmëri njerëzore ndaj fatkeqësive publike, por i kthen ato në skena propagande, ndërkohë që qytetarët po vuajnë mungesën e shërbimeve bazike.

"Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj ju se opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Është sot më e vendosur se kurrë të përmbushë misionin e saj. Askush nuk duhet të harrojë se forca e idealeve është arma më e madh se të gjitha armëve. Ata që janë me ideale janë të pamposhtur. Këtij regjimi në çdo kohë q kalon është në shkërmoqje, kalbëzim. Pesë ditë pa ujë, duke ndjekur atë ngjarje në videot e shumta që qarkullojnë, kur vetëm pak muaj më parë drejtori  ujësjellësit i thotë gazetarëve që këta rrinë tre ditë pa ujë dhe nuk bëjnë një telefon për shqetësimin. Drejtori tha një të vërtetë, qytetarët e Vlorës ia zunë në gojë kafshatën e galasë në fyt, i përzunë", tha Berisha. 

 

1 Komente

  1. X
    Xh Seferi .

    Sal lene SALJANIN TE BEJ DETYRAT E DEMOKRATVE SE ESHTE PASARSI I JOT SI NJI DEMOKRAT I DITVE TE FUNDIT QE TE MAR DETYREN . RINIJA E DEVOTSHME E REJA E PD . SALJANI JA VLEN .

    Lini një Përgjigje