Blerja e pajisjeve në Turqi, Rama bën show me avionin e falimentuar të Sinan Idrizit
Ndërsa Vlora ka katër ditë pa pikë ujë në rubinet, Edi Rama vijon të bëjë shou me hallet e qytetarëve.
Vetëm pasi vlonjatët mbushën rrugët, qeveria dhe Bashkia reaguan duke u munduar të rrëshqasin përgjegjësinë drejt të tjerëve. Kryetarja e bashkisë dhe më pas vetë Edi Rama, u shfaqën në ekran për të shitur versionin se “faji është i PD-së” që nga viti 2009, për shkak se janë përdorur “tuba jashtë standardit”. Asnjë përgjegjësi për mirëmbajtjen, asnjë llogaridhënie se përse nuk u morën masa sa ndodhi defekti.
Por ajo që është më e rëndë dhe më absurde është fakti se Edi Rama po mundohet të kthejë krizën në spektakël propagandistik. Kryeministri po përpiqet të paraqesë si arritje faktin që pajisjet për riparimin e ujësjellësit janë sjellë nga Turqia me një avion të “Air Albania”, kompania e njohur për dështimet e saj, e lidhur ngushtë me biznesmenin Sinan Idrizi, i cili prej vitesh është i zhytur në skandale financiare e menaxheriale.
Çfarë ndodhi realisht? Në vend që qeveria të përdorte rrugë më efikase për të siguruar pjesët teknike, si p.sh. nga Greqia apo Italia, vende shumë më pranë dhe me akses të shpejtë logjistik, Rama vendosi të bëjë një “show” me avionin e "Air Albania"-s, duke e promovuar si “aksion shpëtimi”, ndërsa qytetarët e Vlorës nuk mund të lahen, të gatuajnë apo të jetojnë normalisht.
Kjo është hipokrizia më e madhe e momentit: ndërsa Vlora vuan mungesën e ujit, ndërsa fëmijët mbushin bidona në mes të lagjeve dhe nënat luten për një kovë ujë, qeveria propagandon si hero Sinan Idrizin, njeriun që për vite ka dështuar në çdo projekt që ka prekur, nga futbolli tek aviacioni. Dhe për më tepër, i jep edhe rol simbolik “vëllait të madh” turk, duke falënderuar Erdoganin për pjesët rezervë që, sipas ekspertëve, mund të ishin siguruar shumë më thjesht e shpejt nga vendet fqinje.
Në thelb, kemi një situatë ku qeveria zgjidh një krizë që vetë e ka shkaktuar dhe e shet si heroizëm. Ka kaluar koha e përrallave. Qytetarët e Vlorës nuk kanë nevojë për “avionë simbolikë” dhe marketing me flamuj turq e selfie të Sinanit. Ata duan ujë. Dhe përgjegjësi. Dhe minimumi, një qeveri që nuk i tall në mes të një katastrofe urbane. /Pamfleti
Eshte avioni charter i bsblokut ai qe fali turqia
Eshte avioni me emrin Albania jo Air Albania hapni syte
Turp i madh! Çnevojeka Shqiperia per avion qeveritar 11.9 milion euro, kur me kaq para mund blihen 4 avioni zjarrfikes!