
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira, demokratike dhe me standarde europiane.
Noka i ka cilësuar zgjedhjet si një shembull që duhet të marrë Shqipëria dhe një “shuplakë” për regjimin aktual.
“Zgjedhjet në Kosovë, një mësim i mirë demokracie për shtetin amë dhe një shuplakë për regjimin në Shqipëri. Faleminderit Kosovë që na tregove se shqiptarët meritojnë të zgjedhin lirisht, se meritojnë demokraci, garë të ndershme dhe jo farsë zgjedhore! Faleminderit që na tregon se si duhet të sillet një shtet që aspiron vërtet Bashkimin Europian”, shkruan Noka në “Facebook”.
Deputeti i PD vlerëson procesin zgjedhor në Kosovë, transparencën e numërimit dhe shpalljen e shpejtë të rezultatit, duke theksuar se këto janë modele që tregojnë se demokracia funksionon kur ka vullnet politik dhe respekt për qytetarët.
“Urime vëllazërore qeverisë në detyrë dhe shtetit të Kosovës për organizimin efikas të zgjedhjeve të lira, demokratike dhe me standarde europiane! Procesi, numërimi dhe rezultati brenda disa orëve, janë për t'u marrë shembull”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje