TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2025, 12:36

Berisha e thotë hapur: PD ka një problem themelor me Diasporën

Shkruar nga Pamfleti
Berisha e thotë hapur: PD ka një problem themelor me Diasporën
Sali Berisha gjatë prezantimit të drejtuesve të rinj të Brain Gain

Për herë të parë, kreu demokrat, Sali Berisha, ka pohuar se Partia Demokratike ka një problem themelor me Diasporën. Deklarata u bë teksa Berisha prezantoi drejtimin e ri të programit “Brain Gain”, një departament që funksionin pranë PD dhe që synon evidentimin e të rinjve që jetojnë në Diasporë dhe politikave të reja që mund të ofrohen prej tyre. Madje, Berisha tha se do të ketë ndryshime statutore në statusin e PD-së për të ndrequr atë që e konsideroi padrejtësi në raport me këtë Departament.

Ky departament nuk qëndroi thjesht në fushën e parimeve dhe të doktrinës, por kaloi në veprime të rëndësishme, themelore për PD.

Nismat e këtij departamenti kanë qenë absolutisht më të rëndësishmet dhe të ndërmarrat nga ndonjë departament në historinë e PD.

Nisma e tyre, mbrojtja e trashëgimisë së kësaj partie, në një kohë kur një propagandë mashtruese, kombëtare dhe ndërkombëtare synonte shkatërrimin e saj.

Krenar për qenien e tyre kaq demokrat dhe si shqiptar. Secili prej tyre mund të kishte hequr dorë, të ishte integruar në një vend tjetër, atje ku jetojnë. Këta erdhën me nismën e simboleve, në kohë të mjegullt.

Zhvillimet dramatike të vendit të bënin të harroje dhe simbolet demokratike. Ky departament e shndërroi këtë parti në selinë e veprimtarive kulturore të shumta, mbrojti imazhin e PD.

Dua të pranoj se PD ka një problem themelor, ndaj këtij departamenti dhe ndaj Diasporës, të cilës duhet t’i japë përgjigje.

Procedurat e përcaktuara nga kjo parti, atyre iu mungon karakteri universal. Kjo nuk është parti vetëm e atyre që jetojnë në Tiranë. PD nuk është parti vetëm e degëve të saj në Lezhë apo Durrës, por dhe e degëve në Paris, Milano apo Athinë.

Këto mangësi duhet të marrin përgjigje statutore. Të marrin përgjigje statutore, s’duhet të jetë çështje vullneti të kryetarëve, por zgjidhjet duhet të jenë statutore.

Në këtë kuadër, japim përgjigjen më të mirë. Ne korrigjojmë padrejtësinë që është bërë ndaj tyre dhe ndaj diasporës. Kjo padrejtësi duhet të finalizohet me përcaktime të qarta në statutin e partisë. Ne ia dolëm të mbijetojmë në një kohë kur donin që të na zhduknin.

Ky departament, është fibër e rezistencës në këtë kalvar. Ne ia dolëm që një farsë zgjedhore, si në vitin 2001 ta damkosim. Ne jemi në betejën tonë finale, që është largimi i këtij regjimi”, tha Berisha.

berisha pd diaspora

Lini një Përgjigje