TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2025, 21:36

Protesta për ujin e pijshëm, Zhupa: Pushteti jeton mes luksit, qytetarët kërkojnë shërbime minimale

Shkruar nga Pamfleti

Protesta për ujin e pijshëm, Zhupa: Pushteti jeton mes luksit,

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Vlorë, ku qytetarët kanë dalë në protestë për mungesën e ujit.

Zhupa ka ironizuar deklaratat e kryebashkiakes Brunilda Mersini, teksa kjo e fundit është shprehur se “qytetarët nuk duhet të ankohen për mungesën e ujit, por të lahen me shampanjë”.

Sipas Zhupës, pushteti jeton në një realitet paralel, mes luksit, koncerteve, verës dhe tenderëve, ndërsa qytetarët përballen me mungesën e nevojave bazë.

Deputetja vlerëson protestën e qytetarëve të Vlorës si një akt dinjiteti dhe qytetarie, duke theksuar se ata kanë të drejtë të kërkojnë shërbime minimal.

“Brunilda Mersini, kryebashkiakja e Vlorës, mësohet të ketë thënë: Pse ankohet populli për ujë dhe nuk lahen me shampanjë?!

E kanë fillim Vlorën dhe Shqipërinë dhe ndryshim në paralele me koncerte, ballo, verë e tenderë!!

Ju lumtë protestuesve vlonjatë, plot dinjitet dhe qytetari”, shkruan Ina Zhupa në “Facebook”.

Lini një Përgjigje