TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2025, 21:12

Vlora prej 3 ditësh pa ujë, deputeti Balliu: Edi Rama indiferent, ende asnjë reagim

Shkruar nga Pamfleti

Vlora prej 3 ditësh pa ujë, deputeti Balliu: Edi Rama indiferent, ende

Prej 3 ditësh, banorët e Vlorës nuk kanë ujë të pijshëm si pasojë e një defekti të shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit të ujit. Ata janë detyruar t’u drejtohen burimeve publike të ujit për të siguruar nevojat minimale ditore.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, teksa akuzon qeverinë për indiferencë ndaj qytetarëve.

Ai shprehet se Edi Rama nuk ka reaguar ende lidhur më këtë problem dhe faktin që situata më problematike është raportuar në spitalin e Vlorës, ku thuhet se pacientët po furnizohen me ujë nga autobotet e zjarrfikësve.

“Vlora prej katër ditësh është pa ujë, ndërkohë që pushtetarët lahen me shishe vere të Ergys Agasit”, tha Balliu, duke kritikuar kryeministrin Rama për mungesë reagimi ndaj emergjencës.

Sipas Balliut, qeveria është më e fokusuar në mbrojtjen e interesave personale sesa në nevojat e qytetarëve, ndërsa Shqipëria ka nevojë për një qeveri që merret me hallet e qytetarëve.

Lini një Përgjigje