TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2025, 21:53

Vlora pa ujë, ironizon Noka: Me këto ritme, Bashkia do rikthejë rregullin e larjes vetëm të dielave

Shkruar nga Pamfleti

Vlora pa ujë, ironizon Noka: Me këto ritme, Bashkia do rikthejë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar me pas protestës së qytetarëve të Vlorës të cilët kanë 3 ditë pa ujë. 

Ai ironizon teksa thotë se “Bashkia Vlorë me këto ritme do rikthejë në fuqi rregullin e larjes vetëm të dielave”.

“Bashkia Vlorë organizon mbrëmje gala, që të shkrepë disa foto, për t'ua përplasur më pas në fytyrë qytetarëve që janë pa ujë prej ditësh. Brunilda bjeri qemanesë”, shkruan Noka në “Facebook”.

Kujtojmë se banorët hynë me forcë në teatrin ‘Petro Marko’, ku administrata e bashkisë po organizonte një festë gala, duke i detyruar të anulojnë shfaqjen.

 

Lini një Përgjigje