TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2025, 13:41

Revolta qytetare në Vlorë për ujin, Berisha: Reagim dinjitoz, ua zunë në grykë ‘galanë’

Shkruar nga Pamfleti

Revolta qytetare në Vlorë për ujin, Berisha: Reagim dinjitoz, ua

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me protestën që mbajtën sot qytetarët e Vlorës, të cilët prej 5 ditësh janë pa ujë të pijshëm.

Në një reagim për mediat, Berisha tha se qytetarët po përjetojnë padrejtësi të mëdha, ndërsa shtoi se protesta ishte dinjitoze.

Përshëndes përzemërsisht qytetarët e Vlorës për protestën e tyre dinjitoze qytetare, për fibrën e tyre qytetare dhe për reagimin e fuqishëm.

Ua zunë “galanë” në fyt zyrtarëve që ishin mbledhur të festonin me fondet e ujësjellësit. Ju përjetoni padrejtësitë më të mëdha.

Uji nuk mungon vetëm në Vlorë, por në mbarë Shqipërinë. Arbitrariteti nuk ushtrohet vetëm në Vlorë, por në çdo skaj të këtij vendi. Për të shpëtuar, duhet zëri juaj dhe angazhimi juaj.

Të përzëmë sa më parë këtë të keqe të madhe që i ka rënë Shqipërisë. PD dhe opozita angazhohen në betejën finale për largimin e organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama”, tha ai.

berisha pd protesta vlore

Lini një Përgjigje