Berisha tha se nga sot nuk do ta quajmë Ramën kryeministër, por ‘kapoja’.
Kryedemokrati, Sali Berisha në fjalën e tij në ‘Foltoren’ para Kryeminsitrisë ka bërë të ditur se, opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur Edi Ramën.
Berisha tha se nga sot nuk do ta quajmë Ramën kryeministër, por ‘kapoja’.
Sakaq, ai foli edhe për rrëmbimin e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima, që sipas tij është rrahur dhe më pas atij nuk iu hapën hetimet nga ana e Prokurorisë së Tiranës.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur që qëndroni në lartësinë e idealeve tuaja.
Idealeve më fisnike të njeriut.
Idealeve të lirisë.
Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.
Të dashur miq, një vajzë para meje, para jush, ftoi këtu që Edi Ramën të mos e quajmë më kryeministër.
Unë u ftoj ju dhe shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja.
Janë një bandë. Këta janë një bandë që nuk e ka parë ndonjëherë kjo tokë as në Europë dhe botë. Duke ardhur këtu po lexoja, fatin e pengut të dytë, të Gys Agasit dhe ndërmarrjes së Ramës dhe kunatit Daniel Shimës. E rrëmbyen vetëm një javë pas rrëmbimit të Gerond Meçes. Siç mund ta keni ndjekur në dalje para shtypit në rrjetet sociale kam ngritur zërin disa herë për këtë njeri që e mbajtën në bodrume e Suel Çelës, i thyen kockat.
Asnjë zë nuk dilte, asnjë fjalë. Dhe ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit. Gerondi pat mençurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane. Që natyrisht bën atë që u takonte. Po ky tjetri që u dorëzua te autoritetet shqiptare. Altin Troplini e ka përcjellë dosjen te Prokuroria e Tiranës paçka se ishte një akt makabër. Një rrëmbim nga 4 persona. E ndjekur gjer te tuneli i Qafë Krrabës. Natyrisht Prokuroria e Tiranës bëri atë që i thanë firmosi mos-hapjen e hetimeve për personin. Shikoni ku jetojmë.
Lini një Përgjigje