TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2025, 21:44

Agron Shehaj: Akuza ndaj ish-kryeministrit Berisha, goditja më e madhe e SPAK-ut!

Shkruar nga Pamfleti
Agron Shehaj: Akuza ndaj ish-kryeministrit Berisha, goditja më e madhe e
Sali Berisha dhe Agron Shehaj

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, e vlerësoi punën e SPAK në vitin 2025, duke renditur të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur këtë vit.

Ai theksoi se pavarësisht dosjeve të fundit, akuza ndaj ish-kryeministrit Berisha është një nga ngjarjet më të rëndësishme të punës së SPAK.

Sa u përket ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2025 të SPAK, ajo që është më e rëndësishme është që një kryetar bashkie hiqet zvarrë dhe ccohet në burg. Ka ndodhur edhe me Arben Ahmetajn që është tani në Zvicër dhe me Belinda Ballukun. Për nga rëndësia ajo që ka ndodhur në 2025 e që ka nisur nga 2024 është ajo që ndodhi me ish-kryeministrin Sali Berisha. Edi Rama është kryeministri më i korruptuar, por antikorrupsioni duhet të veprojë ndaj të gjithëve.

Ky është moment historik direkt pas atyre ngjarjeve të vitit 1991. Rreziku më i madh është se të pandehurit e sotëm po përdorin mediat dhe analistët kundër drejtësisë. Ne kemi nisur një fushatë me çadra për drejtësinë në të gjithë Shqipërinë për të mbledhur firma në mbështetje të drejtësisë duam të mbledhim 100 mijë firma nga qytetarët se janë me drejtësinë”, tha Shehaj në emisionin “Të Paekspozuarit”.

shehaj berisha

Lini një Përgjigje