Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vitin 2025 për vendin tonë dhe thotë se politikës shqiptare i mungon lideri kryesor.
Avokati ka shprehur mendimin se edhe në vitin që po lëmë pas, politika shqiptare vazhdoi të ketë mangësi, duke theksuar se asaj i mungon një lider kryesor për ndërtimin e një shteti ligjor.
"Viti 2025 ka qenë një vit i qetë për mua, pa përplasje shoqërore, pa asnjë ngjarje të madhe. Politika shqiptare ka qenë në stanjacion, në vendnumëro. Mungon zhvillimi integrues dhe ky vit nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këtë drejtim. Megjithëse ngjarjet e zakonshme nuk bëjnë përshtypje, krizat janë ato që duhet të shqetësojnë. Kur nuk ka krizë është normale, por ky vit nuk ka pasur kriza politike dhe as ekonomike."
Sa i përket politikës shqiptare, Ngjela thekson se ajo ka nevojë për një lider të fortë që të ketë dy aspekte të rëndësishme, njohjen e ligjit dhe zhvillimin e tregut.
"Politikës shqiptare i mungon lideri kryesor, një lider që të ndihmojë në ndërtimin e një shteti ligjor.
Ne nuk kemi ende këtë, dhe kjo është arsyeja pse shteti nuk drejtohet nga juristë, por nga njerëz të zakonshëm. Në shumicën e vendeve perëndimore, kryeministrat janë ish-avokatë, drejtues juridikë ose gjyqtarë, dhe ai beson se për Shqipërinë do të ishte më mirë të kishte ekspertë të ligjit që drejtojnë vendin. Ligji duhet të jetë në qendër të shtetit, dhe ende nuk e kemi arritur këtë. Por besoj se do ta arrijmë me kohë.
Për vitin 2026, shpresoj se Shqipëria do të arrijë një kuptim më të mirë të tregut dhe ligjit, si dhe të drejtës administrative të një shteti funksional, të cilën Shqipëria nuk e ka pasur kurrë.
Nuk është faji ynë, sepse shqiptarët janë ata që zgjedhin njerëzit që drejtojnë vendin. ", tha avokati.
Sa i përket figurës së Avokatit të Popullit, Ngjela ka një analizë kritike.
"Avokati i Popullit duhet të ketë njohuri të thella për shtetin dhe ligjin, të ketë shkruar libra që kanë pasur ndikim në opinionin publik, dhe të jetë një figurë që e njeh mirë shoqërinë shqiptare.
Nuk e di për emra, por filozofia është kjo, Avokati i Popullit duhet të jetë një ekspert i ligjit dhe të ketë ndikim pozitiv në opinionin publik.", thotë Ngjela.
Lini një Përgjigje