TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 19:48

Ceremonia e 35-vjetorit të PD, Berisha: Rama na u bashkua si pedagog, më pas u kthye në fatkeqësi

Shkruar nga Pamfleti

Ceremonia e 35-vjetorit të PD, Berisha: Rama na u bashkua si pedagog,

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar vitet e para kur kësaj force politike pas rënies së sistemit komunist iu bashkua dhe Edi Rama, atëherë pedagog në Akademinë e Arteve.

Në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se sot Rama është kthyer në fatkeqësi të vendit.

“Kujtoj kohën kur dikur na u bashkonin djem të rinj, mes tyre dhe një djalë i ri pedagog i Arteve, por më vonë ai u shndërrua në fatkeqësi për kombin. Ai ishte Edvin Rama”, tha Berisha.

Ai kujtoi edhe emra të njerëzve që kanë kontribuar në PD, që nga Azem Hajdari, Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Bujar Nishani, Sokol Olldashi, Gerti Bogdani.

“Ne jemi forca e parë politike në Evropën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO. Ne jemi partia që rikthyem besimet fetare të shqiptarëve”, u shpreh kreu i PD.

berisha partia demokratike

Lini një Përgjigje