
Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, u është rikthyer sulmeve ndaj ish-aleatit Endri Shabani. Ky i fundit është në garë për Avokat Populli dhe sipas sinjaleve mundtë votohet në këtë post. Por teksa foli nga protestat që po vijon para Kryeministrisë, Lapajt e cilësoi pazarin e radhës.
Adriatik Lapaj e ka quajtur Shabanin shërbëtor të Edi Ramës ndërsa theksoi se në Parlament po luhet një akt i turpshëm pasi po garantohet që të shpërblehet tradhtari i kauzës.
“Personalisht për mua është një ditë krenarie e madhe, pse do të thoni ju? Sepse tërë këto muaj, më është dashur që të mbaj mbi supe tradhtinë e një njeriu 5 lekësh, që sot po dëshmohet në Parlament se ishte shërbëtor i Edi Ramës. Sot në Parlament po luhet një akt i turpshëm, po garantohet që të shpërblehet tradhtari i kauzës, i cili ka qenë në fillim me atë qëllim”, tha Lapaj.
Në zgjedhje Lapaj e Shabani ishin bashkë, por më pas u përplasën për mandatin e deputetit që fituan. Nga miq tani janë kthyer në armiq.
Lini një Përgjigje