
Pas Berishës dhe Adriatik Lapajt, kundër qeverisë është ngritur edhe Lëvizja Bashkë.
Aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” kanë protestuar sot kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament. Me pankarta në duar, atë kërkojnë para Parlamentit të mos miratohet buxheti i vitit 2026.
“Taksoni dhjamin, jo djersën”, janë disa nga parullat që mbajnë të rinjtë e kësaj lëvizje.
“Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, është një tjetër pankartë ku ftohen qytetarët t’i bashkohen protestës së lëvizjes “Bashkë” para Kuvendit.

Prej disa ditësh, edhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” po proteston para kryeministrisë, ku qëllimi i saj është dorëheqja e Ramës. Partia e Adriatik Lapajt është përplasur fizikisht edhe me forcat e policisë.
Policia i kërkoi Lapajt që të largojë çadrat të cilat ishte vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës, ndërsa ky i fundit kundërshtoi. Adriatik Lapaj u shpreh se kjo sjellje e policisë është e papranueshme.
Dhjami eshte i Vampirit dhe zagareve.