TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 16:54

“Kemi përvoja të hidhura”, Baçe për projektligjin e Koncesioneve: Transferimi i kontratave tek palët e treta problem shumë serioz!

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi përvoja të hidhura”,  Baçe për

Në Kuvend po diskutohet për projektligjin ‘Për Koncesionet’, që është për miratim këtë të enjte. Lidhur me këtë, deputeti i PS-së, Erion Braçe tha nga foltorja e Kuvendit se një problem serioz, që vë në rrezik edhe sigurinë kombëtare, është transferimi i kontratave të subjkteve private me shtetin të përfituara nëpërmjet prokurimeve publike, nga vetë fituesit tek palë të treta.

"Ne kemi përvoja shume të hidhura me transferimin e kontratave. Mjafton të vihet në vëmendje fakti që aeroporti i Rinasit në formën e vet origjinale menaxhohej nga një koncorsium parëndimor dhe që është dorëzuar në koncesion kinez, dhe ka të bëjë me sigurinë kombëtar. Sidomos në fushën e energjisë që ka lidhje me gazin, naftë e të tjerë me radhë nuk kemi marrë mjaftueshëm investime në Shqipëri, me transferimin e kontratave nga aksionerë amerikanë në kinezë", tha ndër të tjera Braçe.

Kujtojmë se ky projektligj parashikon që në Shqipëri nuk do të jepet më asnjë koncesion që vjen si ofertë e pa kërkuar, hiqet praktika e kontratave me tarifën simbolike 1 euro si dhe përcakton se Ministria e Financave do të miratojë paraprakisht çdo studim fizibiliteti e projekt-kontratë, rivlerëson transferimet, ndryshimet kontraktore, kërkon raporte tremujore monitorimi dhe përgatit raportin vjetor të portofolit PPP.

Lini një Përgjigje