TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 17:42

Rama “bekon” Klodian Brahon në krye të SPAK: Punë të mbarë drejtuesit të ri të Prokurorisë Speciale

Shkruar nga Pamfleti

Rama “bekon” Klodian Brahon në krye të SPAK: Punë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos si drejtues i ri i SPAK, duke e cilësuar atë si një zgjedhje që do të çojë përpara punën e institucionit në mandatin e tij të tretë.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Rama shprehu mbështetjen “e palëkundur” të mazhorancës për institucionin e drejtësisë së re, ndërsa përgëzoi edhe paraardhësin e Brahos, Altin Dumani, për “arritjet e pamohueshme”.

Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”, deklaroi Rama.

Braho u zgjodh me 7 vota por në KLP, teksa 3 shkuan për Adnan Xholin, një për Elvin Gokajn ndërsa kandidatja Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

 

Lini një Përgjigje