TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 18:52

Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK, reagon Begaj: Mundësi për forcimin e besimit të qytetarëve te drejtësia

Shkruar nga Pamfleti

Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK, reagon Begaj: Mundësi për

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Klodian Brahon për zgjedhjen e tij si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

“Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia”, shkruan Begaj.

Presidenti ka përgëzuar gjithashtu ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin, për punën e deritanishme.

“SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin”, shtoi Bajram Begaj.

Klodian Braho u zgjodh sot me 7 vota pro pas votimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lini një Përgjigje