
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka folur për çështjen “Beleri” duke i dalë në mbrojtje se po i mohohen të drejtat Kushtetuese.
Dule tha se si pasojë e kësaj edhe marrëdhëniet mes dy vendeve aktualisht janë të tensionuara, pavarësisht se ndaj Greqisë edhe Brukseli e ka shprehur hapur qëndrimin se kjo është një çështje që i takon vetëm drejtësisë shqiptare.
"Beleri është kryetari i zgjedhur i një bashkie, pra ka disa të drejta kushtetuese, të cilat prevalojnë mbi çdo ligj tjetër. Beleri është i padënuar, prezumohet i pafajshëm dhe Kushtetuta thotë se ai që zgjidhet në krye të bashkisë, ratifikohet nga gjykata e faktit, dhe ai betohet. Kjo e drejtë është privuar me një ligj të tretë. Nuk mund të ndalohet një e drejtë kushtetuese me një ligj të nivelit të tretë”, tha Dule.
Lidhur me tensionet mes dy vendeve Dule tha se ato duhet të rregullohen nga kryeministri Rama duke respektuar ligjet.
“Është vullneti i Ramës. I paraprin gjyqësorit para çdo vendimi. Çështja zgjidhet duke respektuar ligjet. Nëse do Rama, zgjidhet…. Shikoj se ka vullnet në shumë qeliza të jetës publike të dy vendeve, dhe kjo kapërcen vullnetet e lidershipeve që janë të përkohshme”, ka thënë Dule në një intervistë për News 24.
Lini një Përgjigje