TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2024, 17:20

Nesër për herë të parë në krye të qeverisë maqedonase një shqiptar, Rama i thur lavde Ali Ahmetit: Ka bërë shumë për shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Nesër për herë të parë në krye të

Nesër do të votohet qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut në pritje të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme ku për herë të parë do të ketë një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet një statusi në rrjete sociale për të vlerësuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

Kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar se Ali Ahmeti ka bërë shumë në përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj si dhe për pranimin e tyre si të barabartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!

E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, ka shkruar Rama.

Sakaq gjatë ditës së sotme kryeministri i mandatuar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi ka paraqitur në Kuvend emrat e ministrave dhe programin qeverisës.

 

ali ahmeti edi rama maqedoni e veriut

Lini një Përgjigje