
Viron Bezhani, biri i Nafiz Bezhanit, kryetarit të ish-komisionit të famshëm për verifikimin e zyrtarëve të lartë për lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit, ka komentuar debatin që vazhdon edhe sot për hapjen e dosjeve të spiunëve. Nga aksesi në dosjet e sigurimit dhe nga bisedat me babain e tij, Viron Bezhani pohon për gazetën “SOT” se çdo njeri që është i njollosur dhe pa karakter duhet të zbulohet. Ai ka treguar dhe një ngjarje kohë më parë kur ka hapur një dosje në kompjuter që i rezultoi se ishte e një deputeti. Ai tha se nëse do publikohej do krijohej hakmarrje pasi ngjarjet që lexova ishin shumë të shëmtuara. “Mendoj se duhet që të hapen. E kam thënë edhe më parë se duhet që të hapen dhe kështu çdo njeri që është i njollosur dhe pa karakter, ti dalin por gjeti kundërshti. Hapa në kompjuter një dosje dhe doli një dosje e shëmtuar që nëse ajo do publikohej do krijohej hakmarrje sepse ishin fenomene të shëmtuara. Ishte dosje e një deputeti. Është turp që të marrësh vesh që është shqiptar, duhet të ketë një ligj të fortë që ata të mos të drejtë kandidimi. Babai im atëherë kur ishte në jetë u mundua për këto, por as e majta dhe as e djathta nuk ra dakord për të bërë një ligj të tillë. Pra nuk duhet të kishin asnjë të drejtë të ishin në institucione”, theksoi dje Bezhani gjatë reagimi për gazetën “SOT”.
Spiunët nëpër poste publike
Nuk ka dyshim se hapja e dosjeve do të shuante një kureshtje të madhe kombëtare dhe do të prodhonte befasi dhe surpriza, duke zbuluar bashkëpunëtorë të ish Sigurimit, të cilët kanë spiunuar shokët, kolegët, bashkëfshatarët, komshinjtë, por edhe familjarët e tyre, si vëllain, babanë etj. Hapja e tyre duhet të ndodhë, pasi këta spiunë janë emëruar në poste të larta shtetërore. Gazeta “SOT” ka pyetur Viron Bezhanin për vërtetësinë e lajmeve se a ka bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit, edhe klasifikuar si të tillë nga komisioni, të emëruar sërish në poste të larta shtetërore? Ai tha: Po të gjithë me poste janë ata. Këta i përdor lehtë, pra këta që kanë dosje.”
Gjithashtu Viron Bezhani foli edhe për gjurmët në dosjet e sigurimit për agjentët shqiptarë të UDB së ish-Jugosllavia. Ai tha se dosjet që këta kanë zhdukur nuk janë eliminuar plotësisht. Për Bezhanin, pushtetarët e lidhur me UDB i gjen lehtë. Sipas tij, dosja rindërtohet. “UDB këtu ishte këmbëkryq, dosjet e këtyre që kanë qenë këtu që kanë qenë të UDB i gjen lehtë. Mjafton gërma po të kërkosh, si u gjet e Rustemit dhe e gjen. Dosja rindërtohet përsëri edhe pse mund ta kenë zhdukur ose marrë. Ka një gërmë ai personi që e ka tek mua e ka tek të tjerët që po të kërkosh e gjen lehtë”, u shpreh ai.
Kujtojmë se edhe pse Kuvendi miratoi disa ndryshime në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit” pas një bashkimi votash mes mazhorancës socialiste dhe një pjese të opozitës, ndryshime që u fokusuan tek togfjalëshi “hapja e dosjeve”, asnjë gjë nuk ka ndodhur që prej asaj kohe. Ligji për hapjen e dosjeve hyri në fuqi në dhjetorin e 2022 dhe deri më sot nuk ka asnjë lëvizje për të zbuluar dosjen e politikanëve. Vetë pushteti ndaloi procedurat duke future në lojë ndërkombëtarët. Ishte një letër që u prezantua në komisione me firmën e ambasadores Christiane Hohmann, ku i kërkohej Kuvendit që t’i drejtohej për marrje opinion Komisionit të Venecias, duke e bllokuar dhe dërguar në “Kalendat greke” këtë nismë. “Ju keni marrë një letër nga delegacioni i BE që të merrni parasysh raportet e Komisionit të Venecias, si në 2019 ashtu edhe për nismën e Vettingut në politikë. Ndaj unë them t’i drejtohemi për marrje opinion komisionit të Venecias”, deklaroi Gazment Bardhi vitin e kaluar.
Lini një Përgjigje