TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2024, 15:59

Vendimi i Kushtetueses, PD: Parlamenti ta analizojë në detaje ligjin për studentët e Mjekësisë

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Kushtetueses, PD: Parlamenti ta analizojë në detaje ligjin

Deputetja demokrate Eralda Tase ka mbajtur një komunikim me mediat lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin për studentët e mjekësisë.

Sipas demokratëve kjo është një detyrë që i është lënë qeverisë për të rikthyer lidhin në parlament e për ta ndryshuar atë.

Deputetja Tase thotë se ligji duhet analizuar në detaje në mënyrë që të ulen vitet e mbajtjes peng të diplomës si dhe të saktësohet ndihma që i jepet studentëve gjatë vitit të parë që pritet të nisin punë.

“Do të duhet punë dhe analizë e detajuar, për të sjellë në formë një projektligj i cili idealisht do të influencojë në përmirësimin e mungesave të theksuara në mjekë. Mbetet për t’u parë sesi qeveria do t’i kundërpërgjigjet këtij impulsi dhe si do të veprojë Universiteti i Mjekësisë Tiranë me vendosjen e tarifave të cilat në rast mosaplikimi të kontratës së detyrueshme, me rregull nuk duhet të aplikohen pasi çmimet absurde të dala nga këto institucione janë të papërballueshme nga studentët. Nga ana tjetër mbetet për t’u vëzhguar Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe si do reagojë kjo agjenci në terren të këtij projektligji”, tha deputetja Tase.

eralda tase studentet e mjekesise

Lini një Përgjigje