TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 16:41

Brukseli “nxin” qeverinë, kritika për koncesionet, tenderët, pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale

Shkruar nga Pamfleti

Brukseli “nxin” qeverinë, kritika për koncesionet,

Brukseli ka shfaqur mjaft kritika për koncesionet, tenderët, pasaportat e arta, amnistinë fiskale dhe lirinë e medias...

Bashkimi Europian ka lëshuar kritika të ashpra ndaj qeverisë. Aferat me tenderat, pasaportat e arta dhe amnistia fiskla shihen me shumë skepticizëm nga Brukseli. Reporterja për Shqipërinë, Isabel Santos ka hartuar një rezolutë për vendin tonë, e cila është mjaft kritike.

“Pamfleti” ditët e fundit ka publikuar detaje nga rezoluta sa i takon hapjes së dosjeve të Sigurimit dhe luftës ndaj korrupsionit, ndërkohë që ka shumë kritika ndaj qeverisë.

PE shpreh shqetësimin në lidhje me aspektet e projektligjit për amnistinë fiskale dhe skemën e propozuar të pasaportave në shkëmbim të investimeve dhe i konsideron këto skema të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e vizave”, thuhet në rezolutë.

Kritika ka dhe sa i takon skemës së tenderimeve dhe koncesioneve. Duket se mesazhi shkon për aferën me Portin e Durrësit. “PE thekson detyrimin e autoriteteve për transparencë dhe garë në prokurimet publike, kontratat e qeverisë, privatizimet, ndihmën shtetërore dhe procedurat koncesionare”, thuhet në raport.

Nuk mbetet pas as liria e medias. Në këtë aspekt i është dhënë një goditje e fortë qeverisë, pasi sipas BE politika ndërhyn në media.

PE shpreh shqetësimin në mungesën e progresit për arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë udhëheqësit politikë në krijimin e një mjedisi mundësues për këto liri; dënon përpjekjet për të diskretituar reporterët dhe për të mbajtur në mënyrë arbitrare informacionin publik si dhe dështimin për të siguruar sigurinë e gazetarëve”, theksohet në rezolutë.

Më herët “Pamfleti” raporti se Santos për herë të parë kërkonte të hapen dosjet e Sigurimit, duke i dhënë goditje të fortë Ilir Metës. Po ashtu ajo ka dërguar mesazhe dhe te SPAK që të godasë të korruptuarit. /Pamfleti

Brukseli “nxin” qeverinë, kritika për koncesionet,

 

brukseli kritika rezolute

Lini një Përgjigje