TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 16:18

Indrit Sefa akuza Celibashit: Ka shkelur çdo lloj afati, të marrë vendim final për PD

Shkruar nga Pamfleti

Indrit Sefa akuza Celibashit: Ka shkelur çdo lloj afati, të

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka akuzuar kreun e KQZ, Ilirian Celibashi se po shkel të gjitha afatet ligjore sa i takon regjistrimit të PD në zgjedhje.

Komisioneri duhet të merrte një vendim përfundimtar në lidhje me kërkesë e Partisë Demokratike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Që prej datës 11 në orën 10, ai është në shkelje të afateve dhe në shkelje të gjithë procedurave ligjore. Rrjedhimisht ka bërë dhe shpërdorim detyre”, u shpreh ai.

Sipas Sefës, Celibashi nuk ka zbatuar procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor duke cenuar Partinë Demokratike.

Ai i drejtoi një thirrje kryekomisionerit për të marrë në konsideratë kërkesën e PD-së duke theksuar se çdo moment që kalon nga afati është në shkelje të dispozitave ligjore.

sefa kqz celibashi

Lini një Përgjigje