TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 15:27

Afera me pronat e ushtrisë, Olta Xhaçka dy orë dëshmi në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Afera me pronat e ushtrisë, Olta Xhaçka dy orë dëshmi

Ministrja Olta Xhaçka ka dëshmuar për afro dy orë në Prokurorinë e Posaçme  për aferën me privatizimin e bazës detare të Sarandës.

SPAK po heton lidhur me privatizimin e pronave shtetërore dhe sa i takon bazës së Sarandës ka dyshime se është shkelur ligji, duke ja dhënë pronat privatit për 1 euro.

Ministrja u fut në SPAK rreth orës 13.00 dhe doli pas dy orësh, duke shmangur gazetarët pas dëshmisë. Para se të hynte në prokurori ajo u mundua të justifikohej se nuk ka shkelur ligjin.

"Jam thirrur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrit të mbrojtës kur kam qenë. Unë jam në dispozicion për këtë kemi punuar që drejtësia të na mbajë në dispozion. Alarmi fals që asete të cilat kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen sot në asete me vlerë siç është rasti i portit të Sarandës, ku nuk ndyrshon as baza detare, por edhe vendi do të jepet për port turistik. Asnjëherë asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”, tha Xhaçka.

Pak ditë më parë SPAK mori në pyetje gjeneralin Bardhyl Kollçaku dhe ish-zëvendës shefin e forcave detare, Artur Meçollari. Ky i fundit bëri një padi, pasi konstatoi shkelje me privatizimin e bazës, duke e hequr atë nga pronat e ushtrisë.

Skandali në fjalë është denoncuar disa herë nga “Pamfleti” dhe SPAK nëse ka këllqe, duhet t’i kërkojë llogari Olta Xhaçkës, e cila ishte ministre e Mbrojtjes në atë kohë. Ndërkohë i zhytur duket se është edhe Bajram Begaj, i cili ka qenë kreu i Shtabit të FA në atë kohë.

Në dy padi të depozituara nga Meçollari, thuhet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë kanë shpërdoruar detyrën, përfshi ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe presidentin e ri, Bajram Begaj, pasi kanë lejuar ndërhyrje në disa prona të veçanta për të cilat duhet marrë më parë miratimi i Presidentit.

 

xhacka baza e sarande

Lini një Përgjigje