TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 14:23

Loja me regjistrimin e PD në zgjedhje, Bardhi sulm frontal Celibashit: Po zvarrit qëllimisht procesin!

Shkruar nga Pamfleti
Loja me regjistrimin e PD në zgjedhje, Bardhi sulm frontal Celibashit: Po

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për të mos pranuar ankimimet për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Bardhi ka lëshuar një ‘lumë’ akuzash ndaj kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, për të cilin tha se pengon politikisht regjistrimin e PD.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.

Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!”,-ka shkruar Bardhi në rrjetet sociale.

Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të mos pranojë ankimimet e grupimit Alibeaj dhe “Rithemelimit” për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Anëtarët e KAS pretendojnë se kjo strukturë nuk mund të shqyrtojë këto dy kërkesa pa pasur një vendim përfundimtar të Kryekomisionerit.

gazment bardhi pd ilirjan celibashi

Lini një Përgjigje