TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 12:44

Berisha i ulet sërish në gjunjë Metës, paralajmëron futjen në zgjedhje me logon e PL?

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i ulet sërish në gjunjë Metës, paralajmëron

Sali Berisha i është ulur sërish në gjunjë Ilir Metës. Ndonëse ky i fundit refuzoi disa herë të futjen në zgjedhje në koalicion zyrtar me “foltoren”, duket se situata ka ndryshuar.

Berisha ka afat deri të enjten të vendosë se me cilin koalicion do shkojë më 14 maj dhe teksa Meta refuzonte rruga e tij e vetme ishte të shkonte krah Nard Nokës dhe Kujtim Gjuzit. Por Meta i ka bërë sërish një nder. Sot kreu i PL i shkoi në zyrë Berishës dhe duket se është finalizuar pazari që “foltorja” të shkojë në zgjedhje nën logon e Partisë së Lirisë.

Ishte Sali Berisha ai i cili paralajmëroi se do të ketë zhvillime të tjera sa i takon koalicionit me Metën. Sipas informacioneve me shumë  mundësi palët kanë rëndë dakord që të futen nën një koalicion dhe PL të mos dalë e vetme në zgjedhje.

Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit, Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja dhe do komunikohen nesër zhvillimet e reja të këtij koalicioni. Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Edi Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje”, tha ai.

berisha meta

Lini një Përgjigje