TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 11:38

Nuk arrihet dot pazari për 14 majin? Meta i shkon sërish në zyrë Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Nuk arrihet dot pazari për 14 majin? Meta i shkon sërish në

Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se nuk po e gjejnë dot pazarin për zgjedhjet e 14 majit.

Saliu ka mbetur mes 4 rrugëve sepse nuk po gjen dot mekanizmin të futet në zgjedhje dhe po shtu duket se nuk po arrin dakordësinë me aleatin e tij. Meta do të shkojë vetëm në zgjedhje duke lënë në baltë Berishën, por sipas informacioneve duket se ka një ndarje lidhur me skemën për këshillat bashkiakë.

Pas takimit, Meta sërish nuk dha shumë detaje nga fokusi i bisedës. "Një takim në kuadër të bashkëpunimit tonë e të kësaj aleance të jashtëzakonshme të të gjithëve për ndryshim. Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës", tha Meta pas takimit me Berishën.

Nëse Meta nuk pranon të futet në koalicion me Berishë, ky i fundit duhet të shkojë me aleatë e tij të vegjël, por duket se frika e “non gratës” është se nuk e voton kush në krah të Nard Nokës dhe Kujtim Gjuzit.

meta berisha pazar

Lini një Përgjigje