
Presidenti Bajram Begaj është takuar me homologun e tij azer, Ilham Aliyev teksa ndodhet në Baku për të marrë pjesë në “Global Baku Forum”.
Begaj bën me dije se çështjet që ishin në fokus të diskutimeve ishin çështja energjitike dhe rajoni, por ede thellimin e marrëdhënies mes dy vendeve.
“Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”, njoftoi Begaj.
Më tej Begaj thotë se ka shprehur “besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve”.
Por ajo që ra ishte se presidenti Begaj kisht dorën e fashuar, nuk dihet ende nëse e ka thyer apo ka pasur ndonjë krisje. Nga zyra e shtypit në presidencë ende nuk ka një reagim se çfarë ka ndodhur.
Lini një Përgjigje