
Ditën e sotme janë caktuar relatorët e anikimimeve në KAS të bërë nga PD e drejtuar nga Sali Berisha dhe “grupimi Alibeaj”.
Për ankimimin e bërë nga PD e Berishës është caktuar relator Ilirjan Rusmajli, ndërsa për ankimimin e PD-së së Alibeajt, u caktua Koli Bele.
Berisha kërkon zhbërjen e vendimit të kryekomisionerit Celibashi, i cili vendosi që PD të mos regjistrohet në zgjedhje me siglën e Partisë Demokratike.
Alibeaj nga ana tjetër ka ankimuar vendimin e KQZ për mos regjistrimin e PD me vulën e ligjshme, pasi në dokumentacion kërkohet firma e Lulzim Bashës që njihet ende kryetar i PD.
Grupimi Alibeaj thekson se tashmë Basha është dorëhequr dhe kompetencat e kryetarit i ka Alibeaj.
Koli Bele është caktuar relator për ankimimin e grupit të Enkelejd Alibeaj që kanë bërë në kas për regjistrimin në zgjedhjet vendore. Koli Bele është një ish-zyrtar socialist, ndërsa vite më parë ka mbajtur postin e nënsekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste.
Lini një Përgjigje