Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Divjaka është shprehur se për Shqipërinë është dëm i madh që opozita të drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nga ana tjetër duke e konsideruar si një fat të madh për PS-në.
Balla tha se një kandidat që ka mbështetjen e Berishës dhe Metës nuk ka asgjë për t'i ofruar Divjakës për ta zhvilluar si bashki dhe si njësi administrative.
“Sa kemi pritur të gjithë që jemi në këtë sallë që më në fund ta kemi Sali Berishën dhe Ilir Metën në një thes. Sa kemi dashur që këta të dy t’i kemi bashkë. Sot Ilirin e ke çdo ditë në mëngjes tek Saliu. Për ne është fat i madh si Parti Socialiste që kemi këta kundërshtarë, për Shqipërinë është dëm i madh që opozita në këtë vend në vitin 2023 ka për udhëheqës të vet Sali Berishëm dhe Ilir Metën. E ka pasur Divjakën Saliu, e kanë pasur dhe pushtetin qendror, a ka mundësi të çohet njëri dhe të thotë çfarë pune mbahet mend në njësitë e kësaj bashkie kur këtë vend e qeveriste Sali Berisha. E çfarë mund t’i ofrojë Divjakës, flas si bashki pastaj në veçanti për çdo njësi administrative një kandidat që ka për mbështetje Sali Berishën dhe Ilir Metën”- u shpreh Balla.
Balla gjithashtu theksoi se ka ende shumë punë për të bërë në Divjakë, ndaj është i rëndësishëm edhe një mandat tjetër për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.
Lini një Përgjigje