TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2023, 17:33

Zgjedhjet e 14 majit, Meta prezanton në Kuçovë kandidatin Lefter Maliqi: Rilindja duhet të ndëshkohet një orë e më parë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 14 majit, Meta prezanton në Kuçovë kandidatin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar kandidatin e “Primareve” për Bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqin.

Gjatë fjalës së tij Meta akuzoi kryeministrin, Edi Rama se përzuri të gjithë socialistët e ndershëm nga forumet e partisë dhe tani nuk dëgjon dot asnjë zë kundër edhe në Parlament. Ai shtoi gjithashtu se Partia Socialiste e mban pushtetin përmes bandave dhe krimit të organizuar.

Kemi një kandidat me energji nukleare, siç është Lefter Maliqi. Ai do i kthejë shërbimet e tij në punë për komunitetin. Kemi në Berat një kandidat tjetër që do të fitojë, doktor Zija Ismailin. Jam i bindur që Elbasani mezi pret të shikojë një debat mes kanididatit të rilindjes dhe Luçiano Boçit.

Elbasani njihet si Elbasani i bandave të rilindjes, pasi vetëm përmes bandave rilindja e mban pushtetin. Të gjithë duhet të shfrytëzojnë të drejtën e votës për ta përzënë rilindjen një orë e më parë, përpara se ajo të përzërë fëmijët shqiptarë.

Rama i përzuri gjithë socialistët e ndershëm nga forumet e partisë, por tani nuk dëgjon dot fjalë kundër edhe në Parlament. Mirë që hyri Lefteri atje 2 vite dhe i tmerroi të gjithë. Ndaj të gjitha votat për kandidatët tanë të mrekullueshëm për kandidatët tanë të primareve. Të gjitha votat për Lefter Maliqin, Zija Ismailin, Belind Këlliçin dhe të gjithëve kandidatëve të primareve”, u shpreh Meta.

meta maliqi kuçovë

Lini një Përgjigje