
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Alibeaj kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për mos regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor.
Kujtojmë se afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje ishte 48 orë. Por ky afati i cili skadon sonte në mesnatë, duket se nuk do të shfrytëzohet nga ana e demokratëve. Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht Celibashin se nuk do dorëzojnë dokument të firmosur nga Lulzim Basha.
Ndërkohë që më herët sot, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt Indrit Sefa ka deklaruar nga jashtë ambienteve të KQZ se nuk do depozitohet asnjë dokument shtesë nga ana e palës së tij dhe se dokumentacioni i depozituar është i plotë. Ai bëri thirrje që KQZ duhet të marrë një vendim sa më shpejt dhe të mos pritet ora 12:00, ashtu siç e parashikon dispozita ligjore.
I pyetur se çfarë rruge do ndiqet nëse KQZ vendos të mos e regjistrojë palën që ai përfaqëson, Sefa u përgjigj se do ndiqen vetëm rrugët ligjore.
Nërkohë që pas këtyre veprimeve nga përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, mbetet për tu parë vendimi që do të marrë KQZ-ja lidhur me rregjistrimn ose jo të PD-së për zgjedhjet e 14 majit.
Lini një Përgjigje