TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2023, 13:52

Gjyqi ndaj Ervin Salianjit, pranohet kërkesa e deputetit; përjashtohet nga çështja gjykatësja Edlira Petri

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj Ervin Salianjit, pranohet kërkesa e deputetit; përjashtohet

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e deputetit Ervin Salianji për dosjen "Babale". Ata kanë vendosur të përjashtojë nga gjykimi i çështjes penale gjyqtaren Edlira Petri. 

Deputeti u shpreh se ka papajtueshmëri ligjore, pasi Petri është bashkëshorte e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i cili ka qenë pjesë e një kolegji që është shprehur me vendim për një nga vendimet e ndërmjetme të Shkallës së Parë.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

dosja babale ervin salianji

Lini një Përgjigje