TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2023, 10:27

Tabaku: Rama bën truke vetëm për zgjedhje, inflacioni socialist po gërryen xhepat e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku: Rama bën truke vetëm për zgjedhje, inflacioni socialist
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një postim në Facebook thotë se për rritjen e çmimeve në vendin tonë  fajtore është qeveria Rama.

Sipas saj Rama nxjerr paketa dhe bën propagandë sepse po afrojnë zgjedhjet e 14 Majit.

“Kriza fatkeqësisht  ka hyrë në xhepat e shqiptarëve. Kjo është kriza më e rëndë dhe e vështirë financiare e dhjetë viteve të fundit. Ndërkohë që shqiptarët janë lënë në harresë. Harrojini përbetimet socialiste me inflacionin më të ulët.

Thjesht, truke propagande. Harrojini pakot e mëdhaja, vijnë veç për zgjedhje. E keni provuar, e dini në këto 10 vite. Sot, inflacioni socialist po gërryen xhepat e shqiptarëve.

Shqiptarët sot, me taksat më të larta në rajon dhe pagat më të ulëta. Po e ndjejnë dy herë më shumë rritjen e çmimeve. Ato që ju kërkuan votën janë zhdukur Ndërkohë që ju vuani pasojat e kësaj krize gjithnjë e më shumë në familjet tuaja.” thotë deputetja.

Ju rikujtojmë se më 6 Mars Kryeministri Edi Rama premtoi se pagat e mjekëve specialistë do të rriten me 50 mijë lekë nga muaj prill.

Në Kongresin e Shëndetësisë, Rama tha se rritje do të ketë dhe për pagat e mjekëve të tjerë dhe infermierëve. Këto, sipas kreut të qeverisë, janë masat vijuese për të ndalur eksodin e bluzave të bardha drejt Gjermanisë.

 

tabaku rama

Lini një Përgjigje