TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2023, 07:40

Regjistrimi në KQZ, analisti: PD po luan ‘viktimën’, nuk do të hyjë në zgjedhje!

Shkruar nga Pamfleti

Regjistrimi në KQZ, analisti: PD po luan ‘viktimën’, nuk

Analisti Arjan Curri thotë se Partia Demokratike nuk është e interesuar që të hyjë në zgjedhjet e 14 Majit. Sipas tij, grupi i Alibeajt po luan “viktimën” për të shmangur zgjedhjet pasi e dinë që do të dalin me rezultat të dobët. Ai shtoi se nuk i kanë dërguar vetë letrat siç duhet në KQZ për këtë arsye.

I pyetur nga Arjan Çani në emisionin “Zonë e Lirë” nëse Lulzim Basha do të firmosë dokumentet e kërkuara nga KQZ, Curri se Basha nuk do shkojë të firmosë.

"Nuk mendoj se do ta bëjë. Nuk do të shkojë. Në të tilla raste do ta apelojnë vendimin në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor dhe nëse janë nën kontrollin e amerikanëve do t’i pranojnë letrat siç janë dhe nëse nuk janë, nuk futet PD e Vulës. Mund të jetë një lloj strategjie e PD që të mos futet në zgjedhje.

“I kanë bërë vetë letrat gabim sepse do të dilnin shumë keq. Duke mos u futur luajnë pak viktimën se nuk na futën“, tha Curri duke shtuar se “shumë shpejt Basha do të kthehet si kryetar i PD të vulës”.

zgjedhjet e 14 majit pd

Lini një Përgjigje