TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2023, 21:11

Trembet Saliu, presion kandidatëve të “primareve” të mos e tradhtojnë; Alibeaj u shtrin dorën e bashkëpunimit

Shkruar nga Pamfleti
Trembet Saliu, presion kandidatëve të “primareve” të
Mbledhja e grupit parlamentar të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është në siklet të madh. Vendimi i Apelit prishi gjithë planin e tij dhe tani ai ka mbetur në udhëkryq. KQZ e refuzoi si kryetar të PD, ndërkohë që Meta nuk pranon ta fusë në zgjedhje me logone tij. Alibeaj nga ana tjetër është treguar i gatshëm për bashkëpunim dhe madje ka vendosur që në disa zona të mos nxjerrë kandidatë dhe të udhëzojë të vetë të mbështetin kandidatët e “Primareve”.

Rasti më i fundit është Vau i Dejës. Dega e PD në këtë zonë informoi se do të mbështesë kandidatin e “Primareve”, Zef Hila.

Duke pasur në konsideratë deklaratën e kryetarit në detyrë z. Enkelejd Alibeaj që në këtë proces do të merren në konsideratë si kandidaturat e dala nga procesi i primareve të organizuara në vitin 2021, ashtu edhe proçesi i primareve të organizuara në vitin 2022 nga Komisioni i Rithemelimit, konstatojmë se deputeti i zonës z. Zef Hila, është kandidatura e vetme që ka marrë mbështetjen me votë në të dy këto proçese”, njoftoi dega e PD.

Por një gjë e tillë ka alarmuar Berishën, i cili sot ja u ka bërë të qartë kandidatëve të tij se nuk ka bashkëpunim me Alibeajn. Berisha foli para gazetarëve, por dhe në një takim në Kavaja dhe duket se dërgonte mesazhe te të vetët. Si duket Saliu ka frikë se e tradhtojnë.

Alibasha është një peng i Ramës! Me pengje nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do të ndodhë kurrë ndonjëherë. Ato që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës do të mund të bëjnë Pazar me ne apo thjeshtë zbatojnë porositë e Ramës. Alibasha pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negocimi”, tha ai.

Madje në kanalet politike flitet se njerëz pranë Berishës po bëjnë presione dhe shantazhe ndaj kandidatëve të “Primareve” nga frika se bashkohen me Alibeajn pas vendimit të Apelit.

Por Alibeaj e ka sfiduar këtë pasdite. Ai mblodhi grupin parlamentar dhe të gjithë ranë dakord që dera të jetë e hapur për kandidatët e “Primareve”. Vetë Alibeaj u shtriu sërish dorën e bashkëpunimit.

Dora ka qenë e shtrirë, para vendimit të gjykatës, gjatë dhe pas vendimit. Ne i qëndrojmë këtij pozicioni”, tha ai.

Mbetet të shihet se si PD do të shkojë në zgjedhje, pasi teksa Berishës i është mbyllur dera, KQZ ka bllokuar dhe Alibeajn pasi kërkon autorizim nga Lulzim Basha, i cili në gjykatë figuron ende kryetar i partisë. /Pamfleti

berisha alibeaj primare

Lini një Përgjigje