
Pas vendimit të gjykatës së Apelit, Berishës duket se i ka dalë situata nga dora. Ai nuk futet dot në zgjedhje dhe duket se kjo mezi është pritur nga Meta. Ky i fundit ka shpeshtuar daljet në media dhe ajo që vihet re është se shfaqet në krah të kandidatëve të Berishës për 14 majin. Në shumë qytete ata janë prezantuar nga ilir Meta, i cili duket se po i rrëmben Berishës frerët e opozitës.
Sot Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Kryesisë e kësaj partie në Kurbin, ku merrte pjesë edhe kandidati i Opozitës së Bashkuar për kryebashkiak në 14 Maj, Behar Haxhia.
"I falënderova demokratët e Kurbinit për përzgjedhjen e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë primareve, me Behar Haxhia, si kryebashkiak i ardhshëm. Jam i bindur se z.Behar Haxhia do të sjellë modelin e bashkëpunimit me të gjithë qytetarët kurbinas. Partia e Lirisë drejt një rezultati historik në 14 Maj do të garantoje llogaridhënien dhe transparencën ndaj qytetarëve", tha Meta.
Por si duket Berisha e ka nuhatur një gjë të tillë dhe sot në një bashkëbisedim me gazetarët i dërgoi mesazh të koduar aleatit të tij.
“Unë po ua shpreh ju dhe të gjithë shqiptarëve! Transparenca dhe qëndrimi para ligjit është një detyrim për cilindo. Koalicioni do të jetë një koalicion përfundimtar. PD e drejton koalicionin s’ka diskutim”, tha ai.
Lini një Përgjigje