TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2023, 14:48

Zgjedhjet vendore/ Rama largon Lelin dhe Gurmën, zbulohen kandidatët e PS për Vlorën dhe Sarandën  

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet vendore/ Rama largon Lelin dhe Gurmën, zbulohen kandidatët e

Edi Rama e ka gati emrin që do zëvendësojë Dritan Lelin në Vlorë për garën e zgjedhjeve vendore. Kandidati i PS për Bashkinë e Vlorës do të jetë Ermal Dredha.

Ndërsa në Sarandë kandidati i PS do të jetë Olti Çaçi. Pra nuk do të ketë një rikandidim as për Adrian Gurmën.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së që u mbajt këtë të enjte, u vendos që zyrtarizmi i emrave të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit të mbahet në mbledhjen e radhës në datën 25 mars. Kjo datë rezulton të jetë 2 ditë përpara afatit ligjor të regjistrimit të kandidatëve në KQZ.

Në fjalën e mbajtur në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se Partia Socialiste e ka gati ekipin që do të konkurrojë në zgjedhjet lokale.

Përplasja mes Lelit dhe Ramës ka nisur pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Gjithçka nisi kur Leli nuk pranoi që të linte mandatin e kryebashkiakut për të garuar në zgjedhjet parlamentare. Pikërisht nga ky moment filloi edhe “fushata” kundër tij. Gjatë një inspektimi në Vlorë pak muaj më parë, Rama e cilësoi Lelin si “të vdekurin” e Bashkisë.

zgjedhjet vendore ps edi rama

Lini një Përgjigje