
Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ai tha se Yuri Kim dhe McGonigal donin që ai të jepte dorëheqjen, por sipas tij dështuan pasi PD do t’i fitojë zgjedhjet.
“Këtë mendonte binomi Rama-Yuri Kim dhe McGonigal. Por unë ju thashë që dështuan dhe që do marr pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë Partia Demokratike. Do të marrin përgjigjen e merituar të gjitha përpjekjet anti demokratike, anti kushtetuese dhe anti shqiptare. Demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni. Ajo që thoni ju nuk ka sot demokratë të vërtetë. Nuk ka sot qytetarë shqiptar që nuk dënon me neveri të madhe aktin e shëmtuar të Edi Ramës, i cili mendoi se do të caktojë vetë drejtuesit e opozitës edhe me ndihmën e guvernatores Yuri Kim. Ka 6 javë që nuk u thotë shqiptarëve një fjalë të vetme për aferën McGonigal. Ka folur për çdo gjë! Ky është një super skandal.”- u shpreh Berisha.
Berisha foli edhe në lidhje me takimin e aleatit të tij Ilir Meta me diplomaten amerikane.
Gazetarja: Yuri Kim u ul me Metën?
Berisha: Në çfarë aktiviteti ka qenë me McGonigal Ilir Meta!
Gazetarja: Flas për ambasadoren!
Berisha: Ku i shpreh këtu! Unë po ua shpreh ju dhe të gjithë shqiptarëve! Transparenca dhe qëndrimi para ligjit është një detyrim për cilindo. Koalicioni do të jetë një koalicion përfundimtar. PD e drejton koalicionin s’ka diskutim.
Lini një Përgjigje